― Advertisement ―

spot_img

Horoskopi ditor – 03.04.2026

Dashi Një valë energjie po ju mbërthen sot, Dashi! Është dita perfekte për të ndërmarrë iniciativa të reja, qoftë në punë apo në jetën personale....
BallinaLajmeMaqedoniShporta minimale arrin 66.413 denarë, rritje prej 921 denarësh në janar

Shporta minimale arrin 66.413 denarë, rritje prej 921 denarësh në janar

Kostoja minimale e jetesës për një familje katër-anëtarëshe në janar ka arritur në 66.413 denarë, duke shënuar rritje prej 921 denarësh krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar. Sipas përllogaritjeve të fundit, shporta e parë konsumatore për vitin 2026 është rreth 1.000 denarë më e shtrenjtë se një muaj më parë, duke reflektuar vazhdimin e rritjes së çmimeve.

Pjesa më e madhe e shpenzimeve, përkatësisht 36,6 për qind, i dedikohet ushqimit dhe pijeve. Vetëm për këto produkte bazë, një familje shpenzon 24.211 denarë në muaj, ose 571 denarë më shumë se në dhjetor, shumë që i afrohet nivelit të pagës minimale në vend.

Sipas të dhënave të publikuara nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, për mbulimin e shpenzimeve të përgjithshme si qiraja, uji, energjia elektrike dhe ngrohja, nevojiten mesatarisht 6.338 denarë. Ndërkohë, për arsim kërkohen 7.192 denarë, për veshmbathje 6.043 denarë, për rekreacion dhe kulturë 5.592 denarë, për transport 4.545 denarë, si dhe 3.417 denarë për telefona dhe komunikim.