― Advertisement ―

spot_img

​Sot Dita e Veteranit

Sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve...
BallinaSportGuardiola i del në mbrojtje Haalandit

Guardiola i del në mbrojtje Haalandit

Erling Haaland në gjashtë ndeshjet e fundit ka realizuar vetëm një gol dhe ka bërë një asistim.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, të martën deklaroi se kriza e rezultateve që është duke e kaluar City, nuk ka të bëjë me Haalandin.

“Në të kaluarën shënonim gola dhe Erling Haaland ishte shumë produktiv, duke na ndihmuar. Kur ke probleme të rezultateve është për të gjithë skuadrën. Nuk bëhet fjalë për një lojtar. Do të ishte e lehtë nëse do të ishte vetëm një person. Erling është i rëndësishëm për skuadrën. Ne duhet të përpiqemi t’i bëjmë gjërat më mirë”, ka thënë Guardiola, shkruan të martën “Reuters”.

Në 12 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Manchester City e ka vetëm një fitore, nëntë humbje e dy barazime.

City pas 17 xhirove në Premier League është në vendin e shtatë me 27 pikë.

Në krye të tabelës qëndron Liverpooli me 39 pikë.