Agron Shehaj, ka njoftuar ndarjen përfundimtare me Partinë Demokratike, pas përplasjeve fizike sot në Kuvend me Flamur Nokën dhe debatin me Gazment Bardhin.
“Garda e komanduar nga Edi Rama, e komanduar nga kryetarja e Kuvendit e lejoi që kjo të ndodhte në Kuvendin e Shqipërisë. Lejoi që një deputet i opozitës që donte të merrte fjalën për vjedhjen që i ishin bërë shqiptarëve, për një aferë 1.3 mld euro të dhunohej brenda në Kuvendin e Shqipërisë. Shqiptarët e gjykojnë vetë. Kur bën një opozitë të vërtetë, kur flet për një vjedhje, të gjithë bëhen bashkë për të ndaluar dhe penguar që kjo gjë të ndodhë edhe në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Agron Shehaj.
Shehaj bllokoi foltoren e Kuvendit për rreth 3 orë. Ai u shty nga deputeti i PD, Flamur Noka dhe për pasojë Shehaj lajmëroi ndarjen nga Partia Demokratike.
