Edhe qyteti bregdetar i Sarandës ka ndezur dritat e festave, duke sjellë atmosferën e magjisë së fundvitit.
“Dhjetori i festave në Sarandë”, ka shkruar kryeministri Edi Rama në postimin e tij në Facebook, duke ndarë pamjet e festimeve në qendër të qytetit dhe momentin kulmor të ndezjes së dritave të bredhin gjigant të vendosur në sheshin qendror të shëtitores së Sarandës
