― Advertisement ―

spot_img

​Sot Dita e Veteranit

Sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve...
BallinaLajmeMaqedoniRusia sulmon ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kiev

Rusia sulmon ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kiev

Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Kiev është sulmuar nga forcat ruse.

Lidhur me këtë ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Maqedonisë së Veriut, e cila e ka dënuar fuqishëm këtë akt, transmeton Klankosova.tv.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë dënon fuqishëm sulmin raketor të Rusisë në Kiev”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Sakaq, në këtë deklaratë u bë e ditur se asnjë personel i ambasadës nuk u lëndua, ndonëse ka pasur dëme të mëdha.