― Advertisement ―

spot_img

​Sot Dita e Veteranit

Sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve...
BallinaLajmeMaqedoniNdërroi jetë një 27-vjeçar nga Tetova i cili po punonte në Shkup

Ndërroi jetë një 27-vjeçar nga Tetova i cili po punonte në Shkup

MPB njofton se ka ndërruar jetë një punëtorë ndërtimtarie nga Tetova i cili po punonte në qendër të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me datë 02.11.2024, në ora 20:40 në SPB Shkup është raportuar se rreth orës 16:30, gjatë punimeve ndërtimore në objektin në ndërtim në zonën e Qendrës, L.Sh.(27) nga Fshati Gjermë i Tetovës ka pësuar lëndime të rënda.

Ai është transportuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup, ku ka ndërruar jetë rreth orës 18:30.

Në vendin e ngjarjes janë kryer kontrolle inspektuese nga SPB Shkup, është njoftuar inspektori i punës dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, njofton MPB.

Ministria e Punëve të Brendshme po punon për zbardhjen e rastit.