― Advertisement ―

spot_img

Horoskopi ditor – 03.04.2026

Dashi Një valë energjie po ju mbërthen sot, Dashi! Është dita perfekte për të ndërmarrë iniciativa të reja, qoftë në punë apo në jetën personale....
BallinaLajmeMaqedoniMinistri Toshkovski paralajmëron masa: Tifozët që fyen në baza etnike do të...

Ministri Toshkovski paralajmëron masa: Tifozët që fyen në baza etnike do të ballafaqohen me ligjin

Hetimet për fyerjet etnike në ndeshjen Vardar–Bashkimi: Toshkovski premton masa ligjore

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka bërë të ditur se tashmë janë ndërmarrë masa konkrete për zbulimin e tifozëve të grupit “Komitët”, të cilët lëshuan thirrje fyese në baza etnike gjatë ndeshjes së fundjavës mes Vardarit dhe Bashkimit.

Sipas ministrit, MPB është në proces të sigurimit të dëshmive materiale dhe po punon intensivisht për identifikimin e plotë të të gjithë personave që ishin pjesë e këtyre provokimeve.

Përplasjet në Kuvend dhe reagimi i Ministrit Gjatë seancës për pyetjet e deputetëve, ku u interpelua nga përfaqësuesit e Frontit Evropian, Toshkovski nuk i fshehu emocionet e tij lidhur me ngjarjen. Ai i cilësoi brohoritjet e dëgjuara si “të neveritshme”, por nuk la pa shigjetuar edhe faktorin politik për gjendjen e krijuar në shoqëri.

“Ndjenja është e neveritshme! Skena të tilla fatkeqësisht ndodhin në ndeshje sportive kudo në botë, por nëse do të ishte punuar ndryshe në dy dekadat e fundit, nuk do të ishim në këtë pikë,” u shpreh Toshkovski, duke theksuar se institucionet duhet të luftojnë për të gjithë qytetarët pa dallim etnik për të krijuar një shoqëri më të shëndoshë.

Veprimet e radhës nga MPB Ministri konfirmoi se procesi i identifikimit është në vijim dhe se sapo të kompletohet dosja me argumente dhe dëshmi, do të procedohet sipas ligjit.

“Ministria po vepron. Po identifikojmë kryerësit, po shqyrtojmë faktet dhe do të veprojmë në përputhje me dëshmitë që do të sigurojmë,” përfundoi ai.