― Advertisement ―

spot_img

​Sot Dita e Veteranit

Sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve...
BallinaLajmeMaqedoniLSDM: Paga mesatare ngec, pavarësisht rritjes ditore të çmimeve

LSDM: Paga mesatare ngec, pavarësisht rritjes ditore të çmimeve

Partia opozitare LSDM shpreh kundërshtim të fortë ndaj njoftimeve për heqjen e politikës e cila u vendos për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe për t’u siguruar më shumë kohë familjeve të tyre.

Nënkryetarja e LSDM-së Kostova akuzon se OBRM-PDUKM refuzon ngritjen e pagës minimale dhe kështu vendi është në fund.

“Paga minimale mbetet e ngrirë, pa asnjë rritje që do të ndihmonte kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve. Paga mesatare ngec, pavarësisht rritjeve ditore të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, energjisë elektrike dhe karburanteve”, tha Kristina Kostova, zëvendëskryetare e LSDM-së.