Politikat e pushtetit me të ashtuquajturat shporta përjetoi disfatë dhe të gjitha paralajmërimet për ndonjë korrigjim, janë vetëm manipulim, akuzojnë nga LSDM. Sipas nënkryetares së kësaj partie, Kaja Shukova, në vend të uljes së çmimeve dhe produkteve të qasshme, miliona euro janë marrë nga xhepi i popullit përmes të ashtuquajturave “shporta”. Produktet themelore u shtrenjtuan në vend që të ulet çmimi i tyre dhe u bënë luks për qytetarët, akuzojnë socialdemokratët, transmeton TV21.
“Kjo politikë e Mickoskit po i shtyn familjet në pasiguri edhe më të madhe ekonomike, pikërisht para festave të fundvitit. Pyetja është – Çfarë u kishte borxh Mickoski tregtarëve që të lejojë plaçkitje të tillë në kurriz të qytetarëve? Vetëm për 6 muaj nga ky pushtet, jeta e qytetarëve u vështirësua në mënyrë dramatike. Mickoski kujdeset për elitën dhe komunitetin e biznesit, ndërsa populli paguan çmim të lartë”, tha Shukova.
