― Advertisement ―

spot_img

Horoskopi ditor – 03.04.2026

Dashi Një valë energjie po ju mbërthen sot, Dashi! Është dita perfekte për të ndërmarrë iniciativa të reja, qoftë në punë apo në jetën personale....
BallinaLajmeMaqedoniJanevska prezanton Ligjin e ri për Arsimin e Lartë: Kritere më të...

Janevska prezanton Ligjin e ri për Arsimin e Lartë: Kritere më të forta dhe reforma të thella akademike

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, prezantoi sot propozim-ligjin e ri për arsimin e lartë, duke theksuar se synimi kryesor është rritja e cilësisë së arsimit akademik dhe forcimi i aktivitetit shkencor e kërkimor në vend.

Sipas Janevskës, ligji parashikon përparësi në punësim në universitetet shtetërore për studentët që kanë studiuar me bursë shtetërore në 100 universitetet më të mira në botë, për ata që kanë studiuar në Maqedoni, si dhe për studentët e shpallur më të mirët në gjeneratën e tyre. Këta kandidatë do të kenë prioritet për angazhim si staf mësimor dhe shkencor.

Një risi tjetër e rëndësishme është modeli i ri i financimit të institucioneve të arsimit të lartë, i cili synon transparencë dhe mbështetje më të madhe për zhvillimin akademik.

Ministrja njoftoi gjithashtu se do të forcohen kriteret për avancimin akademik. Çdo kandidat për titujt profesor asistent, profesor i asociuar ose profesor i rregullt, në varësi të pozitës për të cilën aplikon, do të duhet të ketë të publikuara 6 deri në 7 punime shkencore, nga të cilat 3 deri në 4 duhet të jenë në revista me faktor ndikimi, të indeksuara në bazat ndërkombëtare si Web of Science ose Scopus.

Sa i përket mandateve akademike, profesorët e rregullt të zgjedhur pas hyrjes në fuqi të ligjit do të kenë të drejtë rizgjedhjeje pas 7 vitesh. Kjo dispozitë nuk do të zbatohet për profesorët e rregullt që janë zgjedhur më parë. Po ashtu, ligji synon unifikimin e standardeve akademike në të gjithë vendin.

Ndryshime parashikohen edhe në menaxhimin universitar. Mandati i rektorëve do të zgjatet në 4 vjet, nga 3 sa është aktualisht, ndërsa do të ndryshojë edhe modeli i përzgjedhjes së rektorëve.

Janevska sqaroi se pagat nuk janë më objekt diskutimi, duke rikujtuar se ato janë rritur me 14% vitin e kaluar. Ajo theksoi gjithashtu se buxheti për mbështetjen e aktiviteteve shkencore dhe kërkimore është më shumë se dyfishuar, nga 380 milionë denarë në vitin 2024773 milionë denarë këtë vit.