― Advertisement ―

spot_img

​Sot Dita e Veteranit

Sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve...
BallinaLajmeMaqedoniBien çmimet e mallrave bujqësore në BE për vitin 2024

Bien çmimet e mallrave bujqësore në BE për vitin 2024

Sipas Eurostat, këtë vit që po lëmë pas, çmimi mesatar i produkteve të logjistikës bujqësore në të gjithë rajonin e BE ra me 2%, krahasuar me vitin 2023, ndërsa çmimi mesatar i mallrave bujqësore për konsum, ra me 6%.

Kjo rënie e çmimit të produkteve të logjistikës bujqësore, erdhi pas rritjeve të mprehta në 2021 dhe 2022, si dhe rritja modeste në vitin 2023, këto sollën një ndryshim të konsiderueshëm në ndryshimet e çmimeve të mallrave për vitin 2024.

Çmimet ranë ndjeshëm në produktet e logjistikës bujqësore për plehrat kimike(-18%), ushqimin për kafshët (-11%), dhe uljet më të vogla ishin produktet për mbrojtjen e të korrave ashtu edhe pesticidet (-2%).

Në mallrat e konsumit  ulje u regjistruan te drithërat (-15%), vezët (-8%), derrat (-7%), shpendët (-6%) dhe perimet dhe hortikultura (-2%).
Por nga ana tjetër në mallrat e konsumit janë rritur çmimet e vajin e ullirit (+30%), patatet (përfshirë farat e patates) (+12%) dhe frutat (+7%), si dhe rritje të lehta për bagëtinë në (+2%).