Deklarata e kryeministrit Mickoski për dorëheqjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu, është skandaloze në shumë dimenzione, thuhet në reagimin e ASH-së krahu i Selës.
“Në radhë të parë ai pranon hapur se beteja kundër gjuhës shqipe qenka e orkestruar personalisht prej tij.
Kjo sjellje e kryeministrit na detyron neve, gjithë shqiptarëve dhe të gjitha bashkësitë e tjera në vend, pa dallime politike e partiake, të rrisim angazhimin dhe mobilizimin tonë në mbrojtje të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu dhe të drejtave kolektive, të cilat tanimë haptas po cënohen nga kryeministri dhe Qeveria e tij monoetnike dhe jolegjitime”, thuhet në reagimin e ASH-së.
