Të enjten, tre elementë kulturorë kinezë, duke përfshirë Festivalin e Vitit të Ri të kombësisë Qiang, mjeshtërinë e ndërtimit të urës me hark prej druri dhe mjeshtërinë tradicionale tekstile të kombësisë Li, u pranuan në listën e trashëgimive kulturore jomateriale të UNESCO-s.
Festivali i Vitit të Ri i kombësisë Qiang, është festa kryesore e kombësisë Qiang në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore. Festa nis më 1 tetor sipas kalendarit hënor kinez dhe festohet për 3 deri në 5 ditë për të kërkuar korrje, siguri dhe lumturi.
Qiang është një kombësi e lashtë me histori mijëravjeçare, e cila ka zhvilluar kulturën vet të posaçme.
Në Festivalin e Vitit të Ri, populli i kombësisë Qiang shfaq respektimin e tyre ndaj natyrës, duke mbajtur ndërlidhje me paraardhësit.
Besohet se ky festival lindi para dinastisë Qin (221-207 para erës sonë).
