― Advertisement ―

spot_img

​Sot Dita e Veteranit

Sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve...
BallinaKulturëNë Kërçovë u mbajtë festivali i teatrove “Uskana fest” 2024

Në Kërçovë u mbajtë festivali i teatrove “Uskana fest” 2024

Në Qendrën për Kulturë në Kërçovë, u mbajtë festivali i teatrove “Uskana Fest”, ku u prezentuan 5 projekte dramatike. Juria e festivalit, çmimin “Shfaqja më e mirë” ia ndau teatrit shqiptar të Shkupit për shfaqjen “Vdekja dhe virgjëresha”.

Edicioni i katërt me radhë i festivalit “Uskana Fest”, në skenën e Pallatit të Kulturës në Kërçovë solli pesë shfaqje të bukura teatrale, me interpretime të shkëlqyeshme artistike, të cilat u duartrokitën fuqishëm nga dashamirët e artit dramatik në Kërçovë.

Në mbrëmjen e parë të festivalit u prezentua teatri i Gostivarit me projektin dramatik “Shërbetori i dy partive”, për të vazhduar me shfaqjet e mbrëmjeve në vazhdim, Nero, “Vdekja dhe virgjëresha” nga Teatri shqiptar i Shkupit, “Burrat me papuçe” nga Teatri i Kumanovës dhe “Detektori i gënjeshtrave” nga teatri “Tempulli” i Shkupit.

Të gjitha shfaqjet u mirëpritën nga publiku i Kërçovës, por juria e festivalit e cila përbëhej nga Zamira Kita, Arsim Fazlia dhe Merita Çoçoli, çmimin “Shfaqja më e mirë”, ia ndau Teatrit Shqiptar të Shkupit për shfaqjen “Vdekja dhe virgjëresha”.

Festivali i teatrove “Uskana Fest” u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe komunës së Kërçovës.