― Advertisement ―

spot_img

​Sot Dita e Veteranit

Sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve...
BallinaKulturë“Liria: Kujtimet 1954-2021” e ish-kancelares Merkel, libri më i suksesshëm i vitit

“Liria: Kujtimet 1954-2021” e ish-kancelares Merkel, libri më i suksesshëm i vitit

Libri me 736 faqe i ish-kancelares gjermane Angela Merkel “Liria: Kujtimet 1954-2021” shiti më shumë se 200,000 kopje në javën e parë – duke e bërë atë librin më të suksesshëm të vitit deri më tani.

Njoftimi erdhi pas një analize të publikuar sot nga “Media Control”, një kompani që monitoron shitjet e librave në Gjermani dhe gjithashtu përpilon listën më të shitur të revistës “Spiegel”.

“Asnjë libër tjetër nuk ka pasur një fillim kaq spektakolar këtë vit”, tha Ulrike Altig, drejtoreshë menaxhuese e “Media Control”.

Ajo deklaroi se vetëm pak ditë pas publikimit – vepra e Merkel – të cilën ajo e shkroi së bashku me mikeshën e saj të vjetër, Beate Baumann – ishte në listat e librave më të shitura.