― Advertisement ―

spot_img

​Sot Dita e Veteranit

Sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve...
BallinaKulturëFilmi “Okarina’ shpërblehet me çmimin për skenarin më të mirë në Festivalin...

Filmi “Okarina’ shpërblehet me çmimin për skenarin më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar Cine De Rengo 2024 në Kili

Filmi “Okarina’ është shpërblyer me çmimin për skenarin më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar Cine De Rengo 2024 ne Kili, përcjell KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skenaristja, Albana Muja, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Në vijim gjeni postimin e Albana Mujës:

Jam thellësisht mirënjohëse për vlerësimin që filmi “Okarina” ka marrë në Festivalin Ndërkombëtar Cine De Rengo 2024 ne Kili, duke u shpërblyer me çmimin për Skenarin më të Mirë. Ky çmim është një moment i veçantë në rrugëtimin tim krijues dhe një nder i madh për të ndarë këtë histori me botën.

Faleminderit jurisë për këtë vlerësim! Shpresoj që “Okarina” të vazhdojë të frymëzojë dhe të prekë shikuesit kudo.

t jurisë për këtë vlerësim! Shpresoj që “Okarina” të vazhdojë të frymëzojë dhe të prekë shikuesit kudo.