― Advertisement ―

spot_img

​Sot Dita e Veteranit

Sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve...
BallinaKulturë“Don Kishoti” i Ludwig Minkus, të premten dhe të martën në Operën...

“Don Kishoti” i Ludwig Minkus, të premten dhe të martën në Operën dhe Baletin Nacional-Shkup

Në datat 20 dhe 24 dhjetor, me fillim të orës  20:00, në skenën e madhe të Operës dhe Baletit Nacional do të shfaqet shfaqja e baletit në dy akte “Don Kishoti” i Ludëig Minkus, me koreografi të Viktor Yaremenko nga Ukraina. Dirigjent i shfaqjeve është I ftuari nga Armenia, Eduard Ambartsumyan.

“Don Kishoti” është histori magjike për mullinjtë e erës, gruan “e përkryer” dhe dashurinë e vërtetë. Pjesa e baletit është vendosur në muzikën e Minkusit me ritëm shprehës që rezulton në të famshmin “Don Kishoti Pa de de”, i cili i jep theks të gjithë performancës.

Kompozitori dhe violinisti Ludvig Minkusi (1826-1917), ka shkruar disa balete të njohura dhe pothuajse të gjitha, a veçanërisht baletin “Don Kishoti” edhe sot performohen në të gjithë botën. “Don Kishoti” është balet i bazuar në romanin e njohur me të njëjtin emër të Miguel de Servantes.

Të premten më datën  20.12 2024, do të interpretojnë  Hristina Nacevska dhe BalazsLocei (Hungari) në rolet e Kitri dhe Basil, ndërsa më datën 24.12.2024 do të interpretojnë Natasha Trendafilova Gitsev dhe Viktor Ishchuk (Ukrainë).

Ansambli i Baletit dhe Orkestra Kombëtare e Operas dhe Baleti do të performojë së bashku me fëmijët e departamentit të baletit  të “Ilia Nikolovski-Luis” dhe Ilija Nikolovski Luji.