― Advertisement ―

spot_img

Horoskopi ditor – 03.04.2026

Dashi Një valë energjie po ju mbërthen sot, Dashi! Është dita perfekte për të ndërmarrë iniciativa të reja, qoftë në punë apo në jetën personale....
BallinaLajmeMaqedoniMPJ: Punë intensive për evakuimin e sigurt të shtetasve maqedonas nga zonat...

MPJ: Punë intensive për evakuimin e sigurt të shtetasve maqedonas nga zonat e prekura në Lindjen e Mesme

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se po punon intensivisht për të siguruar kushtet për një evakuim të përshtatshëm dhe të sigurt të shtetasve maqedonas nga zonat e prekura nga kriza, duke përfshirë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Aktualisht janë duke u hartuar planet për kthimin e shtetasve maqedonas nga Izraeli përmes Egjiptit, duke përdorur fluturime komerciale dhe sipas nevojës edhe aeroplanin qeveritar. Për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin po shqyrtohet mundësia e angazhimit të një fluturimi komercial ose “charter”, varësisht nga kushtet e sigurisë dhe ato logjistike.

Gjatë periudhës së kaluar, përmes përfaqësive diplomatike-konsullore, u asistua në nxjerrjen e sigurt të një personi nga Irani – një futbollist, i cili u kthye në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes Turqisë. Përveç kësaj, gjashtë shtetas maqedonas nga Izraeli kanë siguruar tashmë bileta avioni nga Egjipti për në Shkup, me ç’rast Ministria asistoi aktivisht në koordinimin dhe largimin e tyre.

Siguria e shtetasve maqedonas mbetet prioriteti më i lartë. Ministria, në komunikim direkt me vendet mike dhe partnerët, si dhe përmes përfaqësive diplomatike-konsullore, po ndërmerr të gjitha aktivitetet e nevojshme për kthimin e tyre të sigurt dhe në kohë në shtet.