― Advertisement ―

spot_img

Horoskopi ditor – 03.04.2026

Dashi Një valë energjie po ju mbërthen sot, Dashi! Është dita perfekte për të ndërmarrë iniciativa të reja, qoftë në punë apo në jetën personale....
BallinaLajmeMaqedoniMickoski paralajmëron kontroll të plotë të kompanive me licenca për kanabis

Mickoski paralajmëron kontroll të plotë të kompanive me licenca për kanabis

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se Qeveria do të marrë vendim për kontroll të gjithanshëm të të gjitha kompanive që kanë marrë licenca për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore, pas skandalit të fundit me sekuestrimin e rreth 40 tonëve marihuanë ilegale.

Sipas Mickoskit, nuk përjashtohet mundësia që sasia totale e kanabisit të paligjshëm të zbuluar të arrijë deri në 100 tonë. Ai theksoi se në ditët në vijim pritet të ketë kontrolle edhe në objekte të tjera dhe se sot në seancë qeveritare do të propozohet një obligim zyrtar për këtë proces.

“Kjo do të nënkuptojë që në periudhën që vjen të bëhen kontrolle të detajuara në të gjitha kompanitë që kanë licenca për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Pres që vendime të tilla të miratohen dhe kontrollet të fillojnë menjëherë. Nuk do të çuditesha nëse në fund arrijmë në shifrën prej 100 tonësh”, deklaroi Mickoski.

Qeveria, sipas tij, është e vendosur të zbardhë plotësisht rastin dhe të vendosë rregull e përgjegjësi në këtë sektor.