― Advertisement ―

spot_img

Horoskopi ditor – 03.04.2026

Dashi Një valë energjie po ju mbërthen sot, Dashi! Është dita perfekte për të ndërmarrë iniciativa të reja, qoftë në punë apo në jetën personale....
BallinaLajmeMaqedoniTrajnim kundër trafikimit të njerëzve nis në Idrizovë

Trajnim kundër trafikimit të njerëzve nis në Idrizovë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, sot në Qendrën e Trajnimit në Idrizovë hapi trajnimin për luftën kundër shfrytëzimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, ku marrin pjesë 12 nëpunës policorë dhe prokurorë publikë. Trajnimi do të zhvillohet nga 9 deri më 12 shkurt dhe synon forcimin e kapaciteteve institucionale në identifikimin dhe trajtimin e këtyre veprave penale, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Në fjalën e tij, Iseni theksoi se trafikimi i qenieve njerëzore përbën një nga format më të rënda të krimit të organizuar, me pasoja serioze për të drejtat dhe dinjitetin e viktimave. Ai nënvizoi se lufta kundër këtij fenomeni kërkon një qasje të koordinuar mes institucioneve, si dhe reagim të shpejtë dhe profesional në çdo rast të dyshuar.

Trajnimi synon t’u ofrojë pjesëmarrësve njohuri praktike për identifikimin e treguesve të trafikimit, procedurat e duhura hetimore dhe mekanizmat për mbrojtjen dhe mbështetjen në kohë të viktimave. Po ashtu, theks i veçantë i vihet forcimit të bashkëpunimit ndërmjet policisë, prokurorëve dhe gjykatave për trajtim më efikas të rasteve.

Në hapjen e trajnimit morën pjesë edhe ambasadori i Republikës së Francës në Shkup, Kristof De Rigoler, si dhe drejtoresha e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, Irina Strezoski. Iseni shprehu mirënjohje ndaj Ambasadës së Francës për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve profesionale të nëpunësve policorë në vend.