― Advertisement ―

spot_img

Horoskopi ditor – 10.05.2026

Dashi Dita e sotme të gjen plot energji dhe guxim. Është momenti i duhur për të ndjekur pasionet e tua dhe për të nisur projekte...
BallinaLajmeMaqedoniGazi Babë: 6 Milionë Denarë për Ujë pa Ndërprerje

Gazi Babë: 6 Milionë Denarë për Ujë pa Ndërprerje

Punimet në rrugën “Bajram Shabani” në Gazi Babë po ecin me ritme të shpejta, me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm për qindra banorë të kësaj zone.

Projekti, me vlerë mbi 6 milionë denarë, parashikon vendosjen e një gypi të ri me profil DN 280 mm dhe gjatësi 235 metra, duke zëvendësuar rrjetin e vjetër që prej kohësh shkaktonte ndërprerje dhe presion të dobët.

Me këtë investim, banorët e Gazi Babës do të kenë furnizim stabil, pa ndërprerje dhe me presion të përmirësuar përgjatë të gjithë rrugës.

Ky projekt po realizohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Komunën e Çairit, duke garantuar ujë të pijshëm cilësor dhe të pandërprerë për komunitetin.