― Advertisement ―

spot_img

Horoskopi ditor – 03.04.2026

Dashi Një valë energjie po ju mbërthen sot, Dashi! Është dita perfekte për të ndërmarrë iniciativa të reja, qoftë në punë apo në jetën personale....
BallinaLajmeMexhiti: Bashkëpunimi Kosovë–Maqedoni e Veriut është intensiv dhe në interes të qytetarëve

Mexhiti: Bashkëpunimi Kosovë–Maqedoni e Veriut është intensiv dhe në interes të qytetarëve

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka vlerësuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut si të mira dhe të shëndetshme, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy qeverive po zhvillohet në funksion të interesit të qytetarëve të të dy vendeve.

Në një intervistë për Tevë1, Mexhiti u shpreh se projektet e përbashkëta të realizuara deri tani dëshmojnë se palët janë të angazhuara seriozisht në bashkëpunimin ndërkufitar.

“Një bashkëpunim i mirë, i shëndetshëm. Bashkëpunimi bazohet në ide dhe projekte për afrim mes dy vendeve, se si të jemi më pranë interesave të qytetarëve tanë. Besoj se e kemi dëshmuar këtë – siç është rasti me pikën kufitare në Bllacë dhe Jazhincë, apo hapja e tenderit për rrugën Shkup–Bllacë me gjatësi 10 kilometra. Pra, bashkëpunimi është intensiv dhe po sjell afrim konkret mes dy shteteve, sepse bazohet në politika që shërbejnë interesin qytetar,” deklaroi Mexhiti.