― Advertisement ―

spot_img

​Sot Dita e Veteranit

Sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve...
BallinaKulturëGjuha e urrejtjes nuk ka vend në muzikë. Mesazhi i Elvana Gjatës!

Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në muzikë. Mesazhi i Elvana Gjatës!

Elvana Gjata mori vendin e dytë në festivalin e fundvitit në RTSH.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Gjata, uron këngëtarët fitues të festivalit ndërsa falënderon të gjithë ata që e mbështetën.

“Unë gjithmonë kam uruar më të mirën për vendin tim, pavarësisht se kush e përfaqëson atë në skenën ndërkombëtare. Grupit Shkodra Elektronikë i uroj një eksperiencë të mrekullueshme në Eurovizion 2025”, shkruan Elvana në rrjetet sociale.

Në lidhje me kritikët ajo ka një mesazh:

“I mirëpres kritikat që më ndihmojnë të zhvillohem, por le ta lëmë gjuhën e urrejtjes. Ajo nuk ka vend në muzikë”.

Grupi “Shkodra Elektronike” u shpall fitues dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Ata morën 143 pikë, ndërsa Elvana Gjata arriti të siguronte 135 pikë. Kjo është hera e dytë që artistja konkurron për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.