― Advertisement ―

spot_img

​Sot Dita e Veteranit

Sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve...
BallinaLajmeMaqedoniTaravari: 6 muaj, ndryshime kushtetuese nuk ka ! Duhet të ulemi me...

Taravari: 6 muaj, ndryshime kushtetuese nuk ka ! Duhet të ulemi me liderët e VLEN-it dhe të vendosim çfarë më tutje

Kaluan 6 muaj ndërsa koalicioni VLEN nuk e ka plotësuar premtimin për ndryshimet kushtetuese dhe zhbllokimin e procesit eurointegrues, akuzojnë partitë opozitare.

Sipas BDI-së, VLEN manipulon ndërsa afati 6 mujor skadoi për rishqyrtimin e pjesëmarrjes së tyre në qeveri.

Dorëheqje dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare kërkuan edhe nga ASH, krahu i Ziadin Selës.

Ministri Arben Taravari tha se kryetarët e partive të VLEN-it duhet të ulen dhe të bëjnë strategji se si më tutje.

Ndërkohë VMRO-DPMNE nuk pajtohet që të hapet Kushtetuta pa garanci që të mos ketë bllokada të reja në të ardhmen.