― Advertisement ―

spot_img

​Sot Dita e Veteranit

Sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve...
BallinaLajmeMaqedoni“Mos ikni be” Pas dyshimeve për arratisje, Arben Fetai tallet me Grubin

“Mos ikni be” Pas dyshimeve për arratisje, Arben Fetai tallet me Grubin

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai ka vazhduar përplasjet në distancë me ish-zëvendëskryeministrin, Artan Grubi i cili u fut në “Listën e zezë” të SHBA’së për korrupsion.

Arben Fetai ka shkruar në Facebook një statusi që “thumbon” Grubin i cili sot u kërkua nga policia në shtëpinë e tij në Maqedoni por nuk u gjet aty.

Kishte raportime se ai është arratisur, por përmes një statusi, Grubi ka sqaruar se ndodhet në Kosovë për vizitë.

Ndërkohe, Fetai ka shkruar “Mos ikni be, rrimë flasim për legjitimitet e kredibilitet” duke ia dedikuar atij.