― Advertisement ―

spot_img

​Sot Dita e Veteranit

Sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve...
BallinaLajmeKosovëProkuroria Speciale në Hagë thërret Albin Kurtin për të dëshmuar, zëdhënësi: Po...

Prokuroria Speciale në Hagë thërret Albin Kurtin për të dëshmuar, zëdhënësi: Po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025

Prokuroria Speciale i ka bërë ftesë për të dëshmuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

ë një njoftim në rrjetet sociale, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka njoftuar për ftesën e cila detyron kryeministrin Albin Kurti për t’u paraqitur pranë Prokurorisë Speciale.

“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale.

Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, ka shkruar Kryeziu.