― Advertisement ―

spot_img

​Sot Dita e Veteranit

Sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve...
BallinaKulturëTre tradita kulturore kineze pranohen në listën e trashëgimive kulturore jomateriale të...

Tre tradita kulturore kineze pranohen në listën e trashëgimive kulturore jomateriale të UNESCO-s

Të enjten, tre elementë kulturorë kinezë, duke përfshirë Festivalin e Vitit të Ri të kombësisë Qiang, mjeshtërinë e ndërtimit të urës me hark prej druri dhe mjeshtërinë tradicionale tekstile të kombësisë Li, u pranuan në listën e trashëgimive kulturore jomateriale të UNESCO-s.

Festivali i Vitit të Ri i kombësisë Qiang, është festa kryesore e kombësisë Qiang në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore. Festa nis më 1 tetor sipas kalendarit hënor kinez dhe festohet për 3 deri në 5 ditë për të kërkuar korrje, siguri dhe lumturi.

Qiang është një kombësi e lashtë me histori mijëravjeçare, e cila ka zhvilluar kulturën vet të posaçme.

Në Festivalin e Vitit të Ri, populli i kombësisë Qiang shfaq respektimin e tyre ndaj natyrës, duke mbajtur ndërlidhje me paraardhësit.

Besohet se ky festival lindi para dinastisë Qin (221-207 para erës sonë).