― Advertisement ―

spot_img

​Sot Dita e Veteranit

Sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve...
BallinaKulturë“Lucia di Lammermoor” më 11 dhjetor në Operën dhe Baletin Nacional

“Lucia di Lammermoor” më 11 dhjetor në Operën dhe Baletin Nacional

Më 11 dhjetor, me fillim të orës 20:00, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional, do të shfaqet një nga operat bel-canto kryesore në letërsinë operistike botërore, “Lucia di Lammermoor” nga kompozitori i madh italian, Gaetano Donizetti.

Dirigjent i kësaj opere psikologjikisht magjepsëse, është i ftuari Dario Salvi (Skoci/Itali).

Në shfaqjen e operës do të performojë ekipi solist vendor, i udhëhequr nga Ana Durllovski në rolin kryesor, e cila vazhdon të arrijë suksese të shkëlqyera në skenën operistike evropiane dhe botërore, duke befasuar kritikët dhe publikun me teknikën e saj të përsosur dhe saktësinë e intonacionit, Marjan Jovanoski, Gjorgji Cuckovski të shoqëruar nga kori dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional -Shkup.