― Advertisement ―

spot_img

​Sot Dita e Veteranit

Sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve...
BallinaLajmeMaqedoniSabriu: BDI edhe kësaj radhe dështoi për të ngritur tensione ndëretnike në...

Sabriu: BDI edhe kësaj radhe dështoi për të ngritur tensione ndëretnike në vend

Koalicioni VLEN sot në konferencë për media i bëri thirrje Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) që problemet e tyre familjare të mos i shpalosin si probleme shtetërore dhe të mos ngritin pluhur në opinionin publik rreth tensioneve ndëretnike.

“BDI edhe kësaj radhe si çdo herë deri më tani dështoi për të ngritur tensione ndëretnike në vend. Ata për një javë rresht gënjyen opinionin duke fabrikuar lajme të rreme se gjoja djegia e veturave dhe lokalit në Kumanovë kanë prapavijë etnike. Kështu ata tentuan të hedhin vrer mbi koalicionin VLEN ku edhe inicuan interpelancë mes tjerëve edhe mbi zëvendësministrin Astrit Iseni”, deklaroi Fatmir Sabriu nga VLEN.

Siç tha ai, MPB dhe zyrtarët policorë me profesionalizmin më të lartë dhe në kohë rekorde zbardhën rastin dhe arrestuan personin e dyshuar për djegien e veturave dhe lokalit në Kumanovë.

“I bëjmë thirrje BDI-së që problemet e tyre familjare të mos i shpalosin si probleme shtetërore dhe të mos ngritin pluhur në opinionin publik rreth tensioneve ndëretnike”, tha Sabriu.

Koalicioni VLEN, shtoi ai, asnjëherë nuk do të lejojë që problemet e BDI-së të paraqiten si probleme të shoqërisë.