Tre persona të cilët kanë përdhosur flamurin kombëtar shqiptar janë arrestuar nga policia gjatë ditës së djeshme, respektivisht mbrëmë në Prilep, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
“Njëri nga ata është i moshës së mitur, dy të tjerët janë të rritur. Kishte një incizim që iu dorëzua MPB-së ku flamuri shqiptar është në tokë dhe shkelet më makinë dhe aty ka njerëz që ndihmojnë. Ata tre persona që drejtpërdrejt marrin pjesë në ngjarje janë identifikuar, janë arrestuar dhe në bazë të urdhërit të prokurorit”, do të pasojnë kallzimet penale”, ka deklaruar Toshkovski./Lideri
