― Advertisement ―

spot_img

​Sot Dita e Veteranit

Sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve...
BallinaLajmeMaqedoniLëvizja Besa po strukturohet nga baza deri në kupolë

Lëvizja Besa po strukturohet nga baza deri në kupolë

Sot në Tetovë, Komisioni Qendror Zgjedhor pranë Lëvizjes BESA i përbërë nga Adnan Azizi, Fatmir Limani, Fadil Zendeli, Hasim Murtezani, Astrit Ilazi, Melinda Rashidi, mbajti mbledhje me komisionet komunale për themelimin dhe riorganizimin e strukturave partiake, Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas.

“U bisedua për procesin e strukturimit të Lëvizjes BESA nga baza deri në kupolë, duke marrë parasysh normat statutore të partisë.

Procesi i riorganizimit të partisë do të jetë transparent, demokratik, duke u bazuar në vullnetin e anëtarësisë”, njoftoi Lëvizja Besa.